Kredi për Renovim

Kredia për Renovim është e përshtatur posaçërisht për të ndihmuar në përmirësimin e kushteve të jetesës tuaj. Procedurat e aplikimit për këtë kredi janë të lehta dhe të thjeshta, me mundësi të aplikimit online apo të na kontaktoni në telefon ose të vizitoni njërën nga degët tona të IMF KosInvest. Nëpërmjet një procesi të shpejtë dhe efikas, zyrtarët tanë të specializuar do të shqyrtojnë kërkesën tuaj dhe do t'ju ofrojnë këshilla dhe ndihmë për të siguruar marrjen e kredisë për renovim.

Kredia për Renovim ju ofron kushte të favorshme për të përmbushur nevojat tuaja. Ju mund të përfitoni një shumë e financimit si dhe afat të kthimit të kredisë që ju përshtatet më së miri për renovimin e shtëpisë apo banesës tuaj.

IMF KosInvest është partneri juaj i besueshëm për të ndihmuar në realizimin e projekteve tuaja të renovimit. Ne ju ofrojmë një përvojë të rehatshme dhe të sigurt në marrjen e kredisë, duke ju mbështetur në çdo hap të këtij rrugëtimi. Ekipi ynë i specializuar është i gatshëm të ju ofroj këshilla profesionale dhe asistencë të personalizuar.

Ne kemi një vizion për të ndihmuar individët dhe familjet të rrisin standardet e tyre të jetesës. IMF KosInvest është zgjidhja e duhur për të mbështetur projektet tuaja të renovimit.

Afatet dhe Kushtet e kredisë

Shuma: 100-3000 €
Afati i kredisë: 3-28 muaj