KosInvest feston Ditën e Lutjes me vepra që ndriçojnë komunitetin

Janë veprimet e thjeshta që e bëjnë shoqërinë tonë më të ndritshme.
Më 1 Tetor, stafi i KosInvest u bashkua për të festuar Ditën e Lutjes në një mënyrë të veçantë, përmes veprave që sjellin ngjyra, gëzim dhe dritë në komunitet.
Këtë vit, ekipi ynë u angazhua në aktivitete vullnetare në SHFMU 'Mihal Grameno' - Aneksi 1 në Fushë Kosovë dhe SHFMU 'Ismail Qemali' në Mitrovicë, ku së bashku ngjyrosëm, pastruam dhe dhuruam me zemër.
Këto veprime simbolike përfaqësojnë vlerat e KosInvest, kujdesin për komunitetin, solidaritetin dhe përkushtimin për një shoqëri më të mirë.
Përmes iniciativave të tilla, ne besojmë se çdo akt i vogël dashurie dhe mirësie mund të sjellë një dritë të madhe që ndriçon përreth nesh.
Pikat kryesore
- Aktivitete vullnetare në SHFMU 'Mihal Grameno' - Fushë Kosovë
- Aktivitete vullnetare në SHFMU 'Ismail Qemali' - Mitrovicë
Bashkohuni në ngjarjen e ardhshme.
Ndiqni KosInvest për të mësuar për takimet, trajnimet dhe konferencat tona.
Na kontaktoniNgjarje të tjera

Ngjarje · Tetor 2026
Tetori Rozë në çdo zyre të KosInvest
Gjatë muajit tetor, zyret e KosInvest u bënë pjesë e fushatës së ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit, duke përcjellë një mesazh të rëndësishëm për kujdesin ndaj shëndetit, informimin dhe rëndësinë e zbulimit të hershëm.

Lajme · 9 Tetor
Festojmë Përkushtimin dhe Angazhimin
Në KosInvest, besojmë se njerëzit tanë janë në zemër të gjithçkaje që bëjmë. 🧡

Lajme · 1 Tetor
KosInvest shënon Ditën e Lutjes përmes kontributit për komunitetet
Më 1 tetor 2026, KosInvest shënoi Ditën e Lutjes, duke reflektuar mbi rëndësinë e besimit, dhembshurisë dhe kujdesit për të tjerët.
