Mbrojtja e të dhënave personale
Njoftim për mbrojtjen e të dhënave personale
Të nderuar klientë, IMF OJQ KosInvest është e përkushtuar të mbrojë të dhënat tuaja personale dhe të respektojë privatësinë tuaj. Mbrojtja e të dhënave tuaja personale është e rëndësishme për IMF OJQ KosInvest, si dhe për World Vision dhe VisionFund, pjesë e të cilave është IMF OJQ KosInvest, dhe që i kushtojnë rëndësi të veçantë fushës së mbrojtjes së të dhënave personale.
Qëllimi i këtij njoftimi për mbrojtjen e të dhënave personale është t'ju njoftojmë se çfarë të dhënash personale mbledhim për ju, pse i përdorim dhe i ndajmë këto të dhëna, sa gjatë i mbajmë ato, cilat janë të drejtat tuaja dhe si mund t'i ushtroni ato.
Ky njoftim ju ofron informata të detajuara lidhur me mbrojtjen e të dhënave tuaja personale nga IMF OJQ KosInvest dhe në nivel të grupit World Vision dhe VisionFund.
Për zhvillimin e aktiviteteve tona, ne jemi përgjegjës për mbledhjen dhe përpunimin e të dhënave tuaja personale.
Llojet e të dhënave personale që mbajmë
Ne gjithmonë i mbledhim dhe i përdorim të dhënat tuaja personale vetëm në masën që është e nevojshme për realizimin e aktiviteteve tona.
Në kuadër të aktiviteteve tona, ne mund të mbledhim lloje të ndryshme të dhënash personale për ju, duke përfshirë:
- Informatat e identifikimit (p.sh. emri dhe mbiemri, numri personal, shtetësia, vendi dhe data e lindjes, fotografia);
- Informatat e kontaktit (p.sh. adresa postare dhe adresa e email-it, numri i telefonit);
- Informatat për arsimin dhe punësimin (p.sh. niveli i arsimit, punësimi, emri i punëdhënësit);
- Të dhënat bankare (p.sh. numri i llogarisë bankare dhe gjendja e llogarisë);
- Të dhënat që kanë të bëjnë me përdorimin tuaj të produkteve dhe shërbimeve tona;
- Të dhënat nga ndërveprimet tuaja me ne: me degët tona (raportet e kontaktit), faqet tona të internetit, aplikacionet tona, faqet tona në mediat sociale, si dhe përmes takimeve, thirrjeve, bisedave, email-eve, intervistave dhe bisedave telefonike.
Vlen të theksohet se ne asnjëherë nuk kërkojmë të dhëna personale që lidhen me origjinën tuaj racore ose etnike, opinionet politike, besimet fetare ose filozofike, anëtarësimin në sindikata, të dhënat gjenetike ose të dhënat për gjendjen shëndetësore dhe orientimin tuaj seksual, përveç nëse kjo kërkohet me një detyrim ligjor.
Rastet specifike të mbledhjes së të dhënave personale, përfshirë mbledhjen indirekte të tyre
Në rrethana të caktuara, ne mund të mbledhim dhe të përdorim të dhënat personale të individëve me të cilët kemi, mund të kemi ose kemi pasur marrëdhënie të drejtpërdrejtë.
Për arsye të caktuara, ne mund të mbledhim informata për ju edhe nëse nuk keni marrëdhënie të drejtpërdrejtë me ne. Kjo mund të ndodhë, për shembull, kur të dhënat tuaja të kontaktit na jepen nga një prej klientëve tanë, nëse jeni:
- Anëtar i familjes së klientit;
- Përfaqësues ligjor ose i autorizuar i klientit;
- Përfaqësues i një personi juridik (i cili mund të jetë klient ose furnizues);
- Punonjës i ofruesve të shërbimeve ose partner tregtar.
Mënyra e përdorimit të të dhënave personale
Ne i përdorim të dhënat tuaja personale në përputhje me detyrimet që dalin nga legjislacioni në fuqi në Republikën e Kosovës dhe nga rregullat tona të brendshme.
Ne duhet të kërkojmë pëlqimin tuaj për përpunimin e të dhënave tuaja personale, të cilat i përdorim për të lidhur dhe zbatuar një kontratë me ju ose për të ndërmarrë hapa sipas kërkesës suaj para lidhjes së kontratës, në mënyrë që:
- T'ju ofrojmë informata për produktet dhe shërbimet tona;
- T'ju ndihmojmë dhe t'u përgjigjemi kërkesave tuaja;
- Të vlerësojmë nëse mund t'ju ofrojmë një produkt ose shërbim dhe me çfarë kushtesh.
Shpalosja e të dhënave personale
Për të përmbushur qëllimet e lartpërmendura, në përputhje me Ligjin për mbrojtjen e të dhënave personale, ne mund t'ua shpalosim të dhënat tuaja personale, ndër të tjera:
- Organizatave mëmë World Vision dhe VisionFund;
- Autoriteteve financiare ose gjyqësore, agjencive shtetërore ose organeve publike, sipas kërkesës së tyre dhe në masën e lejuar me ligj;
- Disa profesionistëve, si avokatëve, noterëve, përmbaruesve privatë, auditorëve dhe zyrtarëve tanë për mbledhjen e borxheve.
Periudhat kohore të mbajtjes së të dhënave personale
Ne do t'i mbajmë të dhënat tuaja personale për periudhën që kërkohet nga ligjet në fuqi, me qëllim që të jemi në përputhje me ligjet dhe aktet e tjera juridike në fuqi.
Kur nuk kemi më nevojë të ligjshme për t'i përpunuar të dhënat tuaja personale, ne do t'i fshijmë ose do t'i bëjmë anonime. Nëse kjo nuk është e mundur, do t'i ruajmë në mënyrë të sigurt dhe do t'i veçojmë nga çdo përpunim i mëtejshëm, derisa fshirja të bëhet e mundur.
Të drejtat e subjektit të të dhënave personale
Në përputhje me aktet juridike në fuqi, çdo subjekt i të dhënave ka këto të drejta:
- Të marrë informata për përpunimin e të dhënave të tij personale dhe një kopje të këtyre të dhënave;
- Të kërkojë korrigjimin e të dhënave të tij personale, kur mendon se ato janë të pasakta ose jo të plota;
- Të kërkojë fshirjen e të dhënave të tij personale, në masën e lejuar me ligj;
- Të kërkojë kufizimin e përpunimit të të dhënave të tij personale;
- Të kundërshtojë përpunimin e të dhënave të tij personale, për arsye që lidhen me situatën e tij të veçantë;
- Të tërheqë në çdo kohë pëlqimin e dhënë për përpunimin e të dhënave të tij personale;
- Kur zbatohet në mënyrë të ligjshme, të kërkojë të dhënat e tij personale, që ato t'i kthehen ose, kur është teknikisht e mundur, t'i transferohen një pale të tretë;
- Në përputhje me Ligjin për mbrojtjen e të dhënave personale, përveç të drejtave të mësipërme, të parashtrojë ankesë te autoriteti kompetent mbikëqyrës.
Ndryshimet e këtij njoftimi për mbrojtjen e të dhënave personale
Ne mund të kemi nevojë ta përditësojmë rregullisht këtë njoftim për mbrojtjen e të dhënave personale. Ju ftojmë të shqyrtoni versionin më të fundit të këtij njoftimi në faqen tonë të internetit. Për çdo ndryshim thelbësor do t'ju informojmë përmes faqes sonë të internetit ose përmes kanaleve të tjera të zakonshme të komunikimit.
Për çdo pyetje, vërejtje, kërkesë/ankesë ose sugjerim në lidhje me përdorimin e të dhënave personale për qëllimet e mësipërme, ju lutemi të na kontaktoni në adresën e email-it: kosinvest@wvi.org.
