Produktet dhe Shërbimet
IMF KosInvest ka zhvilluar produkte inovative kreditore enkas për të përmbushur nevojat e individëve si dhe të komuniteteve. Andaj varësisht nga profili juaj ose qëllimi, ne ju ofrojmë produktin kreditor për të përmbushur nevojat tuaja. Disa nga karakteristikat e produkteve kreditore janë: Aprovimi i shpejtë si dhe procedurat e thjeshta dhe të lehta të aplikimit.
Kredi Biznesi
KosInvest ka zhvilluar produktin kreditor i cili ju mundëson të gjithë ndërmarrsve që kanë një ide biznesi për të zhvilluar aktivitete të reja apo edhe për të zgjeruar biznesin ekzistues… Më shumë
Kredi Bujqësore
Jeni të interesuar që të zgjeroni fermën tuaj? Furnizoheni me farë apo pajiseni me makineri modern bujqësore? Atëherë, KosInvest ju ofron zgjidhje ideale përmes Kredisë bujqësore… Më shumë
Kredi për Blegtori
Të gjithë fermerët e interesuar të cilët kanë nevoj për të bërë shtim në numrin e bagëtive mund të aplikojnë për mbështetje nga KosInvest përmes Kredisë për Blegtori… Më shumë
Kredi për Renovim
Keni nevoj për të bërë renovime në shtëpinë apo banesën tuaj? Apo ndoshta për të blerë paisje shtëpiake? Teknik të bardhë? Kosinvest ju ofron kushte shumë të volitshme për ju përmes kredisë për renovim… Më shumë
Kredi Konsumuese
Keni nevojë për të mbuluar shpenzimet e juaja ditore? Për ta mbushur tryezën tuaj me gjëra ushqimore? Apo edhe për shpenzime të shpejta personale? Atëherë, KosInvest ju ofron kredi konsumuese enkas për mbulimin e nevojave tuaja… Më shumë
Kredi Personale
A jeni duke kërkuar një kredi, të cilën mund ta përdorni për çdo qëllim tuajin? Kosinvest ka zgjidhjen ideale për ju përmes produktit kreditor “Kredi Personale”… Më shumë
Rreth Nesh
KosInvest është institucion mikrofinanciar i licencuar nga Banka Qendrore e Kosovës, dhe vepron nën rrjetin e udhëhequr nga VisionFund International, një plotësues mikrofinanciar i World Vision International.
Misioni i KosInvest është që përmes gamës së gjerë të produkteve dhe shërbimeve të saj, të ofroj gjithëpërfshirjen financiare të komuniteteve dhe përmirësimin e standardit të jetesës në Republikën e Kosovës.
Visioni i Kosinvest është që të ndihmojë familjet ekonomikisht të margjinalizuara, si dhe përmes shërbimeve të qëndrushme financiare të ju përmirësoj kushtet e tyre të jetesës. Kjo është e mundshme përmes aplikimit të parimeve të organizatës të cilat janë: transparenca, integriteti, kompetenca dhe profesionaliteti.
