Politikat e Privatësisë

MBROJTJA E TË DHËNAVE PERSONALE

Njoftim për mbrojtjen e të dhënave personale

Të nderuar klientë, IMF OJQ KosInvest është e përkushtuar për të mbrojtur të dhënat tuaja personale dhe respektuar privatësinë tuaj. Mbrojtja e të dhënave tuaja personale është e rëndësishme për IMF OJQ KosInvest dhe World Vision dhe Vision Fund, pjesë e të cilëve është IMF OJQ KosInvest, e cila i kushton rëndësi të veçantë fushës së mbrojtjes së të dhënave personale. Qëllimi i këtij njoftimi për mbrojtjen e të dhënave personale është të ju njoftojmë se çfarë të dhëna personale ne mbledhim për ju, arsyet pse i përdorim dhe i ndajmë këto të dhëna, sa gjatë i mbajmë ato, cilat janë të drejtat tuaja dhe si mund t’i ushtroni ato.

Ky njoftim ju ofron informata të detajuara lidhur me mbrojtjen e të dhënave tuaja personale nga IMF OJQ KosInvest dhe në nivel të grupit World Vision dhe Vision Fund.

Për zhvillimin e aktiviteteve tona, ne jemi përgjegjës për mbledhjen dhe përpunimin e të dhënave tuaja personale.


LLOJI I TË DHËNAVE PERSONALE QË I MBAJMË NE

Ne gjithmonë mbledhim dhe përdorim të dhënat tuaja personale, vetëm deri në masën e nevojshme që është e nevojshme për realizimin e aktiviteteve tona.

Ne në kuadër të aktiviteteve mund të mbledhim lloje të ndryshme të të dhënave personale për ju, duke përfshirë:

  • Informatat e identifikimit (p.sh. emri dhe mbiemri, numri personal, kombësia, vendi dhe data e lindjes, fotografia);
  • Informatat e kontaktit (p.sh. adresa postare dhe adresa e emailit, numri kontaktues);
  • Informatat mbi arsimin dhe punësimin (p.sh. niveli i arsimit, punësimi, emri i punëdhënësit);
  • Të dhënat bankare, (p.sh. numri llogarisë bankare dhe gjendja e llogarisë);
  • Të dhënat që kanë të bëjnë me përdorimin tuaj të produkteve dhe shërbimeve tona;
  • Të dhënat nga ndërveprimet tuaja me ne, degët tona (raportet e kontaktit), faqet tona të internetit, aplikacionet tona, faqet tona të mediave sociale, takimet, thirrjet, bisedat, e-mailat, intervistat, bisedat telefonike.

Vlen të ceket se ne asnjëherë nuk kërkojmë të dhëna personale që ndërlidhen me origjinën tuaj racore ose etnike, opinionet politike, besimet fetare ose filozofike, anëtarësimin në sindikata, të dhënat gjenetike ose të dhënat lidhur me gjendjen shëndetësore dhe orientimin tuaj seksual, përveç nëse kërkohet me anë të një detyrimi ligjor.


RASTET SPECIFIKE TË MBLEDHJES SË TË DHËNAVE PERSONALE, PËRFSHIRË MBLEDHJEN INDIREKTE TË TYRE

Në rrethana të caktuara, ne mund të mbledhim dhe të përdorim të dhënat personale të individëve me të cilët kemi, mund të kemi ose kemi pasur marrëdhënie direkte.

Për disa arsye, ne po ashtu mund të mbledhim informata rreth jush edhe nëse ju nuk keni marrëdhënie të drejtpërdrejta me ne. Kjo mund të ndodhë, për shembull, kur detajet e kontaktit tuaj ofrohen nga një prej klientëve tanë nëse jeni, për shembull:

  • Anëtar i familjes i klientit;
  • Përfaqësues ligjor ose me autorizim i klientit;
  • Përfaqësues i një entiteti juridik (i cili mund të jetë klient apo shitës);
  • Punonjës i ofruesve të shërbimeve dhe partner tregtar.

MËNYRA E PËRDORIMIT TË TË DHËNAVE PERSONALE

Ne i përdorim të dhënat tuaja personale në përputhje me detyrimet nga legjislacioni në fuqi në Republikën e Kosovës dhe rregullativës së brendshme.

Ne duhet të kërkojmë pëlqimin tuaj për procesimin e të dhënave tuaja personale, të cilat i përdorim për të realizuar një kontratë me ju ose për të ndërmarrë hapa sipas kërkesës suaj, para lidhjes së një kontrate në mënyrë që:

  • Të ju ofrojmë informata lidhur me produktet dhe shërbimet tona;
  • Të ju ndihmojmë dhe përgjigjemi në kërkesat tuaja;
  • Të vlerësojmë nëse mund të ju ofrojmë një produkt ose shërbim dhe në cilat kushte.

SHPALOSJA E TË DHËNAVE PERSONALE

Për të përmbushur qëllimet e lartpërmendura, në pajtim me Ligjin për mbrojtjen e të dhënave personale, ne shpalosim të dhënat tuaja personale, por jo të kufizuara në:

  • Kompaninë amë World Vision dhe Vision Fund;
  • Autoritetet financiare ose gjyqësore, agjencitë shtetërore ose organet publike, sipas kërkesës dhe në masën e lejuar me ligj;
  • Disa profesionistë si avokatët, noterët, përmbaruesit privat, auditorët, zyrtarët tonë të mbledhjes së borxheve.

PERIUDHAT KOHORE TË MBAJTJES SË TË DHËNAVE PERSONALE

Ne do të mbajmë të dhënat tuaja personale për një periudhë që kërkohet me Ligjet në fuqi, me qëllim që të jemi në pajtueshmëri me ligjet dhe aktet tjera juridike në fuqi.

Kur ne nuk kemi nevojë të vazhdueshme të ligjshme për të procesuar të dhënat tuaja personale, ne do t’i fshijmë ato apo i bëjmë anonime dhe nëse kjo nuk është e mundur, atëherë ne do t’i ruajmë në mënyrë të sigurtë të dhënat tuaja personale dhe do t’i izolojmë ato nga çdo procesim i mëtejmë derisa fshirja të jetë e mundshme.


TË DREJTAT E SUBJEKTIT TË TË DHËNAVE PERSONALE

Në përputhje me aktet juridike në fuqi, çdo subjekt i të dhënave ka këto të drejta:

  • Çdo subjekt i të dhënave mund të marr informata lidhur me përpunimin e të dhënave personale të tij dhe një kopje të të dhënave të tilla personale;
  • Çdo subjekt i të dhënave kur mendon se të dhënat e tij personale janë të pasakta ose jo të plota, mund të kërkoj që të dhënat e tilla personale të ndryshohen siç duhet;  
  • Çdo subjekt i të dhënave mund të kërkoj fshirjen e të dhënave personale të tij, në masën e lejuar nga ligji;  
  • Çdo subjekt i të dhënave mund të kërkoj kufizimin e procesimit të të dhënave të tij personale;  
  • Çdo subjekt i të dhënave mund të kundërshtoj procesimin e të dhënave të tij personale, për arsye që lidhen me situatë të veçantë; 
  • Çdo subjekt i të dhënave ka të drejtë të tërheq pëlqimin e tij për përpunimin e të dhënave të tij personale, në çdo kohë;  
  • Kur zbatohet në mënyrë të ligjshme, çdo subjekt i të dhënave ka të drejtë të kërkoj të dhënat e tij personale, të kërkoj që ato t’i kthehen apo kur është teknikisht e mundur, të transferohen tek një palë e tretë;  
  • Në përputhje me Ligjin për mbrojtjen e të dhënave personale, përveç të drejtave e caktuara më sipër, çdo subjekt i të dhënave ka të drejtë të parashtroj një ankesë tek autoriteti kompetent mbikëqyrës.  

NDRYSHIMET LIDHUR ME NJOFTIMIN PËR MBROJTJEN E TË DHËNAVE PERSONALE

Ne mund të kemi nevojë të përditësojmë rregullisht këtë njoftim për mbrojtjen e të dhënave personale. Ne ju ftojmë të shqyrtoni versionin më të fundit të këtij njoftimi“online” dhe ne do t’ju informojmë ju për çdo ndryshim material, nëpërmjet faqes sonë të internetit ose nëpërmjet kanaleve të tjera të zakonshme të komunikimit.

Çfarëdo pyetje, vërejtje, kërkesa/ ankesa, sygjerime në lidhje me përdorimin e të dhënave personale për qëllimin e mësipërm, ju lutemi të na kontaktoni në email adresën: kosinvest@wvi.org.