KosInvest
3/27/2026 4:59:00 PM
KosInvest, institucion mikrofinanciar i licencuar nga Banka Qendrore e Kosovës dhe pjesë e rrjetit ndërkombëtar VisionFund International, që operon në 28 shtete të botës, vazhdon misionin e tij për të mbështetur zhvillimin ekonomik dhe përmirësimin e jetesës së familjeve me të hyra të ulëta, përmes ofrimit të financimit për projekte zhvillimore dhe aktivitete ekonomike në komunitet. Institucioni mikrofinanciar KosInvest po vazhdon zgjerimin e rrjetit të tij në Kosovë me hapjen e një zyre të re edhe në Suharekë, e cila do të fillojë operimin më 23 Mars. Kjo zyrë e re do të ofrojë mundësi financimi për fermerët, bizneset e vogla dhe individët që kërkojnë mbështetje për zhvillimin e aktiviteteve të tyre ekonomike.