KosInvest feston Ditën e Lutjes me vepra që ndriçojnë komunitetin
Janë veprimet e thjeshta që e bëjnë shoqërinë tonë më të ndritshme.
Më 1 Tetor, stafi i KosInvest u bashkua për të festuar Ditën e Lutjes në një mënyrë të veçantë, përmes veprave që sjellin ngjyra, gëzim dhe dritë në komunitet.
Këtë vit, ekipi ynë u angazhua në aktivitete vullnetare në SHFMU "Mihal Grameno" - Aneksi 1 në Fushë Kosovë dhe SHFMU "Ismail Qemali" në Mitrovicë, ku së bashku ngjyrosëm, pastruam dhe dhuruam me zemër.
Këto veprime simbolike përfaqësojnë vlerat e KosInvest, kujdesin për komunitetin, solidaritetin dhe përkushtimin për një shoqëri më të mirë.
Përmes iniciativave të tilla, ne besojmë se çdo akt i vogël dashurie dhe mirësie mund të sjellë një dritë të madhe që ndriçon përreth nesh.