A jeni në kërkim të një zgjidhje të shpejtë dhe të lehtë për të mbuluar shpenzimet tuaja të përditshme? A dëshironi të siguroni produkte ushqimore për familjen tuaj ose të përmbushni shpenzime personale urgjente? Në IMF KosInvest, kemi dizajnuar Kredinë Konsumuese që është e përshtatur posaçërisht për të përmbushur nevojat tuaja për konsum.
Me një procedurë aplikimi të thjeshtë, ju mjafton të aplikoni online për kredi apo të na kontaktoni në telefon ose të vizitoni njërën nga degët tona për të filluar procesin e marrjes së kredisë. Zyrtarët tanë të kualifikuar do të shqyrtojnë kërkesën tuaj me profesionalizëm dhe do të ju ofrojnë ndihmë dhe këshilla për të siguruar marrjen e kredisë konsumuese.
Kredia Konsumuese ofron shumë kushte të favorshme për t'u përshtatur nevojave tuaja. IMF KosInvest ka për qëllim të ofroj një përvojë të rehatshme dhe të sigurtë në marrjen e kredisë konsumuese. Ekipi ynë i përkushtuar ju ndihmon në çdo hap të procesit, duke ju ofruar këshilla profesionale dhe asistencë të personalizuar. Ne besojmë në fuqinë e pavarësisë financiare dhe jemi këtu për t’ju ndihmuar që të arrini qëllimet tuaja të përditshme.
Bashkohuni me ne dhe përfitoni nga mundësia për të përmirësuar kontrollin tuaj financiar. Kredia Konsumuese është zgjidhja e duhur për të mbuluar shpenzimet tuaja të përditshme dhe për t’ju ndihmuar në krijimin e stabilitetit financiar që ju e dëshironi. Ju ftojmë të na kontaktoni sot dhe të filloni rrugën drejt një pavarësie financiare dhe një jete më të lehtë për tu jetuar.
Afatet dhe Kushtet e kredisë
Shuma: 50-1,000 €
Afati i kredisë: 3-12 muaj