Institucioni Mikrofinanciar KosInvest prej disa vitesh ka krijuar programin e praktikës me anë të së cilës synon që të ofrojë mundësi angazhimi për të rinjët që dëshirojnë të fillojnë karrierën e tyre në sektorin mikrofinanciar. Andaj, IMF KosInvest është e përkushtuar që të ju hap dyert të rinjëve të motivuar që të zhvillohen profesionalisht dhe të konsolidojnë njohuritë e tyre përmes përvojës teorike dhe praktike. Për më shumë, përmes programit të praktikës, praktikantët do të kenë mundësi që të mësojnë nga afër se si funksionin një institucion mikrofinanciar, duke u përfshirë në degët e KosInvest si dhe departamentet e zyrës qëndrore.
Për tu bërë pjesë e programit të praktikës, kandidatët duhet të:
- Jenë student të vitit të fundit apo të diplomuar
- Kenë motivmin dhe dëshirën për tu zhvilluar në sektorin microfinanciar;
- Kenë njohuri analitike dhe aftësi komunikuese
Për tu bërë pjesë e programit të praktikës, duhet të dorzohen këto dokumente tek departamenti i Burimeve Njerëzore ose në postën elektronike ; kosinvest@wvi.org
- CV (Curriculum Vitae)
- Letër motivuese
- Certifikatën e notave
- Referencat