KosInvest tashmë edhe në Mitrovicë!
KosInvest me krenari njofton hapjen e zyrës së saj të re në Mitrovicë, një zhvillim i rëndësishëm që forcon angazhimin tonë për t’u afruar edhe më shumë me komunitetin lokal dhe për të ofruar qasje të lehtë në shërbimet tona financiare.
Zyra e re, e vendosur në një lokacion të përshtatshëm dhe të aksesueshëm, është projektuar për të krijuar një ambient modern, funksional dhe mikpritës. Këtu, klientët tanë do të përfitojnë shërbime profesionale, transparente dhe të mbështetura nga vlerat tona të integritetit dhe përgjegjshmërisë.
Hapja e kësaj zyre shënon një hap tjetër në përkushtimin tonë të vazhdueshëm për t’i ndihmuar individët, familjet dhe bizneset në realizimin e planeve të tyre financiare. Ekipi ynë është këtu për t’ju shërbyer me përkushtim dhe për t’ju mbështetur në çdo hap të rrugëtimit tuaj drejt zhvillimit ekonomik dhe mirëqenies.
Ju mirëpresim!
Adresa: Rr. Fan Noli nr. 12, P1, Mitrovicë



