KosInvest tashmë në një lokacion të ri në Vushtrri!
KosInvest ka kënaqësinë t’ju njoftojë se zyra jonë në Vushtrri është zhvendosur në një hapësirë të re dhe moderne, e cila ofron kushte më të mira, komoditet dhe një përvojë më të këndshme për të gjithë klientët tanë.
Rilokimi i zyrës përfaqëson një hap të rëndësishëm në përkushtimin tonë për të qenë sa më afër komunitetit dhe për të ofruar zgjidhje financiare të përshtatura sipas nevojave të qytetarëve të Vushtrrisë. Ambienti i ri është projektuar për të siguruar më shumë hapësirë, organizim dhe efikasitet, duke e bërë çdo vizitë më të lehtë dhe më të këndshme.
Në këtë lokacion të ri, stafi ynë mbetet i përkushtuar për t’ju ofruar shërbim cilësor, mbështetje të qëndrueshme dhe produkte financiare që ju ndihmojnë të realizoni planet dhe synimet tuaja financiare.
Adresa e re: Sheshi Hasan Prishtina, Vushtrri



