Nënshkruhet Marrëveshja e Bashkëpunimit mes Kolegjit Universum dhe KosInvest për Avancimin e Studentëve në Karrierë
Në një nismë për të rritur mundësitë e studentëve për t'u përgatitur dhe zhvilluar profesionalisht, KosInvest dhe Kolegji Universum nënshkruajnë marrëveshjen e bashkëpunimit midis tyre. Ky partneritet i suksesshëm hap dyer për studentët, duke u siguruar një gamë të gjerë të mundësive për punë praktike dhe mbështetje në zhvillimin e tyre profesional.
Përkushtimi i përbashkët në zhvillimin e studentëve dhe krijimin e mundësive për ta rritur kapacitetin profesional është një përputhje e fortë që sjell benefite të dukshme për të dyja palët. Marrëveshja e bashkëpunimit sjell me vete një sërë të mira për studentët e Kolegjit Universum. Ata do të kenë mundësinë të aplikojnë për pozita praktike në KosInvest, duke u përfshirë drejtpërdrejt në aktivitetet institucionit mikrofinanciar. Kjo do t'u ofrojë studentëve një eksperiencë reale në fushën e tyre të studimit dhe do t'u lejojë të zhvillojnë aftësitë dhe njohuritë e tyre në praktikë.
Në të njëjtën kohë, kjo marrëveshje e bashkëpunimit sjell përfitime të konsiderueshme për IMF KosInvest ku do të kemi mundësinë të identifikojmë dhe të punojmë me studentë të talentuar që kanë potencial për të kontribuar në sektorin e mikrofinancave. Bashkëpunimi me Kolegjin Universum do te na ndihmoj në misionin për të nxitur zhvillimin ekonomik dhe financiar në Kosovë, duke siguruar se brezat e rinj kanë mundësi të shkëlqyera për të zhvilluar karrierën e tyre dhe të kontribuojnë në zhvillimin e vendit.
Ky partneritet i fortë është një hap i rëndësishëm drejt fuqizimit të studentëve në përgatitjen e tyre për karrierën dhe për krijimin e mundësive të reja për t'i realizuar ëndrrat e tyre profesionale. Duke ofruar punë praktike dhe mbështetje të vazhdueshme, kjo marrëveshje hap horizonte të reja për studentët, duke i ndihmuar ata të formohen në profesionistë të suksesshëm dhe të kontribojnë në zhvillimin e vendit dhe shoqërisë.