Logoja e KosInvest

Që nga viti 1999

25 vite duke financuar Kosovën.

KosInvest është institucion mikrofinanciar i licencuar nga Banka Qendrore e Republikës së Kosovës dhe që operon brenda rrjetit të udhëhequr nga VisionFund International, një plotësues mikrofinanciar i World Vision International.

Në KosInvest, misioni ynë është i qartë: të promovojmë përfshirjen financiare për komunitetet që jetojnë në Republikën e Kosovës dhe të ngrisim standardet e tyre të jetesës. Ne punojmë vazhdimisht për të ndërtuar një mjedis ku qasja në kredi dhe shërbime financiare është e hapur dhe transparente për të gjithë.

Vizioni ynë është i përqendruar në ndihmën e komuniteteve të margjinalizuara ekonomikisht. Përmes gamës së gjerë të produkteve dhe shërbimeve kreditore, synojmë të fuqizojmë individët, komunitetet, sipërmarrësit dhe bizneset e vogla të tejkalojnë sfidat financiare.

V

Anëtar i rrjetit VisionFund International

Prezencë në mbi 28 vende të botës. Standarde ndërkombëtare, mbështetje lokale.