Logoja e KosInvest
Ballina/Rreth Nesh/Përgjegjshmëri & Mbrojtje

Siguri & Mbrojtje

Përgjegjshmëri & Mbrojtje

Kur ndihmon, nuk dëmton. Kjo është fjala jonë.

Kur ndihmon, nuk dëmton.

Në KosInvest, përgjegjshmëria nuk është vetëm një parim – është premtimi ynë ndaj çdo personi që prekim me punën tonë. Çdo klient, çdo fëmijë, çdo anëtar i stafit ka të drejtë të jetë i sigurt, i respektuar dhe i mbrojtur.

Ne jemi pjesë e VisionFund International – krahu financiar i World Vision – dhe si të tillë, kemi tolerancë zero ndaj çdo forme të abuzimit apo dhunës, qoftë ndaj të rriturve, fëmijëve apo kujtdo që jeton në komunitetet ku veprojmë.

Kujdesi ndaj Klientit

Çdo klient është unik dhe ne kujdesemi që zëri i tyre të dëgjohet.

Nëse hasni në ndonjë sjellje jo profesionale nga stafi ynë ose ndonjë formë keqpërdorimi gjatë vizitës në ambientet tona, ju inkurajojmë të raportoni rastin menjëherë. Këto sjellje jo të mira mund të përfshijnë aktet e korrupsionit, keqpërdorimin e pozitës zyrtare, sjelljen agresive ose abuzimin ndaj klientëve apo fëmijëve.

Ju lutemi, nëse vëreni ndonjë nga këto sjellje, ndjehuni të lirë të raportoni incidentin menjëherë përmes kanaleve zyrtare për të siguruar që çdo problem të trajtohet seriozisht dhe në përputhje me rregulloret tona të brendshme dhe ligjet përkatëse.

Raportoni incidentin sepse vetëm së bashku mund të sigurojmë një mjedis të sigurt dhe profesional për të gjithë.

Shkarkoni dokumentin zyrtar “Kujdesi ndaj Klientit”:

Keni një shqetësim?

Ke qenë dëshmitar i një rasti që rrezikoi një klient apo fëmijë?

Ke shqetësim për sjelljen e një punonjësi të KosInvest?

Apo ke ndonjë tjetër shqetësim për sigurinë dhe mbrojtjen?

Ne inkurajojmë raportimin e çdo shqetësimi në mënyrë konfidenciale dhe të sigurt.

Besimi ndërtohet përmes mbrojtjes.

Ne nuk jemi këtu vetëm për të dhënë kredi. Jemi këtu për të ndërtuar besim. Dhe besimi ndërtohet kur mbrojmë ata që na besojnë.