Flamuri i KosInvest Ngritet në Majën më të Lartë të Evropës

Po fillojmë javën me një SUPER LAJM që na mbush me krenari dhe frymëzim të thellë!
Flamuri i KosInvest u ngrit krenarisht në një prej majave më të larta në botë dhe majën më të lartë në Evropë, Mount Blanc në Francë, në lartësinë mbresëlënëse prej 4,809 metrash!
Ky është një moment historik për ekipin tonë dhe një dëshmi e fuqisë dhe qëndrueshmërisë sonë në përballimin e sfidave më të mëdha.
Një falënderim i veçantë shkon për Klubin Alpin Prishtina dhe alpinistin Kristian Gashi, të cilët me guxim dhe përkushtim bënë të mundur këtë arritje spektakolare.
Puna e tyre e palodhshme dhe përkushtimi i treguar është një frymëzim për të gjithë ne.
Ky sukses është një triumf kolektiv që pasqyron shpirtin tonë të pandalshëm dhe vullnetin për të kapërcyer çdo pengesë.
Në KosInvest, ne besojmë se me përkushtim dhe pasion, çdo ëndërr mund të bëhet realitet.
Dhe kur kemi një ekip të dedikuar dhe të guximshëm si yni, vetëm qielli është limiti!
Ne do të vazhdojmë të përpiqemi për të arritur maja të reja, jo vetëm në kuptimin fizik, por edhe në çdo sfidë dhe mundësi që na del përpara.
KosInvest: Fuqia për të Arritur Majat e Pamundura!
Pikat kryesore
- Flamuri i KosInvest u ngrit në 4,809 metra
- Realizuar nga Klubi Alpin Prishtina dhe alpinisti Kristian Gashi
Bashkohuni në ngjarjen e ardhshme.
Ndiqni KosInvest për të mësuar për takimet, trajnimet dhe konferencat tona.
Na kontaktoniNgjarje të tjera

Ngjarje · Tetor 2026
Tetori Rozë në çdo zyre të KosInvest
Gjatë muajit tetor, zyret e KosInvest u bënë pjesë e fushatës së ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit, duke përcjellë një mesazh të rëndësishëm për kujdesin ndaj shëndetit, informimin dhe rëndësinë e zbulimit të hershëm.

Lajme · 9 Tetor
Festojmë Përkushtimin dhe Angazhimin
Në KosInvest, besojmë se njerëzit tanë janë në zemër të gjithçkaje që bëjmë. 🧡

Lajme · 1 Tetor
KosInvest shënon Ditën e Lutjes përmes kontributit për komunitetet
Më 1 tetor 2026, KosInvest shënoi Ditën e Lutjes, duke reflektuar mbi rëndësinë e besimit, dhembshurisë dhe kujdesit për të tjerët.
