KosInvest tashmë edhe në Mitrovicë!

KosInvest me krenari njofton hapjen e zyrës së saj të re në Mitrovicë, një zhvillim i rëndësishëm që forcon angazhimin tonë për t'u afruar edhe më shumë me komunitetin lokal dhe për të ofruar qasje të lehtë në shërbimet tona financiare.
Zyra e re, e vendosur në një lokacion të përshtatshëm dhe të aksesueshëm, është projektuar për të krijuar një ambient modern, funksional dhe mikpritës.
Këtu, klientët tanë do të përfitojnë shërbime profesionale, transparente dhe të mbështetura nga vlerat tona të integritetit dhe përgjegjshmërisë.
Hapja e kësaj zyre shënon një hap tjetër në përkushtimin tonë të vazhdueshëm për t'i ndihmuar individët, familjet dhe bizneset në realizimin e planeve të tyre financiare.
Ekipi ynë është këtu për t'ju shërbyer me përkushtim dhe për t'ju mbështetur në çdo hap të rrugëtimit tuaj drejt zhvillimit ekonomik dhe mirëqenies.
Ju mirëpresim!
Pikat kryesore
- Zyrë e re në lokacion të aksesueshëm
- Ambient modern dhe funksional për klientët
Bashkohuni në ngjarjen e ardhshme.
Ndiqni KosInvest për të mësuar për takimet, trajnimet dhe konferencat tona.
Na kontaktoniNgjarje të tjera

Ngjarje · Tetor 2026
Tetori Rozë në çdo zyre të KosInvest
Gjatë muajit tetor, zyret e KosInvest u bënë pjesë e fushatës së ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit, duke përcjellë një mesazh të rëndësishëm për kujdesin ndaj shëndetit, informimin dhe rëndësinë e zbulimit të hershëm.

Lajme · 9 Tetor
Festojmë Përkushtimin dhe Angazhimin
Në KosInvest, besojmë se njerëzit tanë janë në zemër të gjithçkaje që bëjmë. 🧡

Lajme · 1 Tetor
KosInvest shënon Ditën e Lutjes përmes kontributit për komunitetet
Më 1 tetor 2026, KosInvest shënoi Ditën e Lutjes, duke reflektuar mbi rëndësinë e besimit, dhembshurisë dhe kujdesit për të tjerët.
