KosInvest hap zyrën e re në Suharekë më 23 Mars

KosInvest, institucion mikrofinanciar i licencuar nga Banka Qendrore e Kosovës dhe pjesë e rrjetit ndërkombëtar VisionFund International, që operon në 28 shtete të botës, vazhdon misionin e tij për të mbështetur zhvillimin ekonomik dhe përmirësimin e jetesës së familjeve me të hyra të ulëta.
Institucioni mikrofinanciar KosInvest po vazhdon zgjerimin e rrjetit të tij në Kosovë me hapjen e një zyre të re edhe në Suharekë, e cila do të fillojë operimin më 23 Mars.
Kjo zyrë e re do të ofrojë mundësi financimi për fermerët, bizneset e vogla dhe individët që kërkojnë mbështetje për zhvillimin e aktiviteteve të tyre ekonomike.
Zgjerimi në Suharekë është pjesë e strategjisë për të qenë më pranë komuniteteve lokale dhe për të ofruar qasje më të lehtë në financim për qytetarët e rajonit.
Rajoni i Suharekës është i njohur për aktivitetet e tij në bujqësi, vreshtari dhe prodhim ushqimor.
Për këtë arsye, institucioni ka krijuar produkte financiare që mbështesin drejtpërdrejt sektorin e bujqësisë.
Fermerët që aplikojnë për kredi mund të përfitojnë nga një zbritje prej -2% në normën e interesit. Një iniciativë që institucioni e ka implementuar që nga data 11 Dhjetor 2025, për të mbështetur investimet në mekanizëm bujqësor, zhvillimin e fermave, prodhimin dhe përpunimin e produkteve bujqësore, dhe zgjerimin e aktiviteteve agrobiznesore.
Ky financim synon të ndihmojë fermerët që të rrisin prodhimin dhe të forcojnë ekonominë lokale.
Në kuadër të programeve për fuqizimin ekonomik të grave, institucioni ofron gjithashtu zbritje prej -2% në interes për gratë ndërmarrëse, e cila aplikohet që nga 11 Dhjetor 2025.
Ky program synon të mbështesë gratë që dëshirojnë të fillojnë ose të zgjerojnë bizneset e tyre dhe të kontribuojnë në zhvillimin ekonomik të komunitetit.
Institucioni ofron një proces të thjeshtë dhe të shpejtë të aplikimit për kredi, duke u mundësuar klientëve që të marrin vendime financiare në kohë dhe të realizojnë planet e tyre të investimit.
Stafi profesional në zyrën e re do të jetë në dispozicion për të ofruar këshillim financiar dhe informacione të detajuara për të gjithë produktet e institucionit.
Zyra e re në Suharekë do të hapet zyrtarisht më 23 Mars dhe do të mirëpresë të gjithë klientët që kërkojnë financim për zhvillimin e aktiviteteve të tyre.
Adresa: Rr. Brigada 123 p.n. - Suharekë. Numri kontaktues: +383 49 213 314.
Të gjithë të interesuarit ftohen të vizitojnë zyrën dhe të informohen nga afër për ofertat financiare dhe mundësitë që institucioni ofron për fermerët, bizneset dhe gratë ndërmarrëse.
Najvažnije
- Zyrë e re, hapur zyrtarisht më 23 Mars
- Zbritje -2% në interes për fermerë dhe gra ndërmarrëse (nga 11 Dhjetor 2025)
- Adresa: Rr. Brigada 123 p.n., Suharekë
Pridružite se našem sledećem događaju.
Pratite KosInvest da biste saznali više o našim sastancima, obukama i konferencijama.
Kontaktirajte nasDrugi događaji

Lajme · 8 Qershor 2026
KosInvest dhe Foleja - një bashkëpunim i ri për pagesa më fleksibile online!
Jemi të lumtur të njoftojmë partneritetin tonë me Foleja, një nga platformat më të njohura të e-commerce në Kosovë, për të ofruar më shumë fleksibilitet dhe komoditet për klientët gjatë blerjeve online.

Ngjarje · 27 Mars 2026
KosInvest hap zyrën e re në Istog më 17 Mars
KosInvest, institucion mikrofinanciar i licencuar nga Banka Qendrore e Kosovës dhe pjesë e rrjetit ndërkombëtar VisionFund International, vazhdon misionin e tij për zgjerim me një zyrë të re në Istog.

Ngjarje · 27 Nëntor 2025
KosInvest tashmë edhe në Mitrovicë!
KosInvest me krenari njofton hapjen e zyrës së saj të re në Mitrovicë, një zhvillim i rëndësishëm që forcon angazhimin tonë për t'u afruar edhe më shumë me komunitetin lokal.
