Početna/Vesti i aktivnosti/Najnoviji događaji/KosInvest dhe Foleja - një bashkëpunim i ri për pagesa më fleksibile online!
Lajme

KosInvest dhe Foleja - një bashkëpunim i ri për pagesa më fleksibile online!

8 Qershor 2026Lajme
KosInvest dhe Foleja - një bashkëpunim i ri për pagesa më fleksibile online!

Jemi të lumtur të njoftojmë partneritetin tonë me Foleja, një nga platformat më të njohura të e-commerce në Kosovë, për të ofruar më shumë fleksibilitet dhe komoditet për klientët gjatë blerjeve online.

Përmes këtij bashkëpunimi, klientët e Foleja.com tashmë mund të përfitojnë nga zgjidhjet financiare të KosInvest, duke e bërë procesin e blerjes më të thjeshtë, më të shpejtë dhe më të qasshëm.

Ky partneritet është pjesë e angazhimit tonë të vazhdueshëm për të sjellë produkte dhe shërbime inovative që i përgjigjen nevojave të klientëve dhe mbështesin qasjen e tyre në financim të përgjegjshëm.

Në KosInvest besojmë se teknologjia dhe partneritetet strategjike krijojnë mundësi të reja për klientët, duke u ofruar më shumë fleksibilitet dhe një përvojë moderne në çdo hap të rrugëtimit të tyre. KosInvest x Foleja – më shumë mundësi, më shumë fleksibilitet, më afër nevojave tuaja.

Najvažnije

  • Partneritet i ri me platformën e-commerce Foleja.com
  • Pagesa më fleksibile për blerje online
  • Pjesë e strategjisë për zgjidhje financiare inovative

Pridružite se našem sledećem događaju.

Pratite KosInvest da biste saznali više o našim sastancima, obukama i konferencijama.

Kontaktirajte nas

Drugi događaji