KosInvest dhe Fondacioni Jahjaga: Një Vizion i Përbashkët

KosInvest pati nderin e veçantë të organizoj një takim kyç me Presidenten e katërt të Republikës së Kosovës, znj. Atifete Jahjaga, në Zyrën e Presidentes në Kuvendin e Kosovës.
Takimi i iniciuar nga COO - Fisnik Behxheti, së bashku me Lorik Hasanin - Specialist i Marketingut, Komunikimit dhe Performancës Sociale dhe zonjën Donjeta Ahmeti Zyrtare e Riskut, ishte një hap premtues drejt ndërtimit të një partneriteti me Fondacionin Jahjaga, një organizatë që ndan një angazhim të thellë për fuqizimin e grave dhe komuniteteve të margjinalizuara në mbarë Kosovën.
Së bashku, ata prezantuan objektivat dhe planet zhvillimore të organizatës sonë, të cilat nxitën një diskutim produktiv mbi mundësitë e bashkëpunimit.
Në agjendën e takimit ishte edhe eksplorimi i aktiviteteve të përbashkëta, veçanërisht ato të fokusuara në programet e trajnimit për gratë ndërmarrëse.
Këto iniciativa janë thelbësore për misionin tonë në KosInvest, ku synojmë të përmirësojmë jetën e grupeve të margjinalizuara në Kosovë përmes produkteve dhe shërbimeve financiare.
Presidentja e katërt e Republikës së Kosovës, znj. Atifete Jahjaga e cila është thellësisht e angazhuar për kauza të ngjashme përmes Fondacionit Jahjaga, shprehu entuziazmin e saj për mundësinë e bashkëpunimit.
Ajo theksoi vizionin e fondacionit për ndërtimin e një shoqërie demokratike dhe gjithëpërfshirëse në Kosovë, ku mundësitë e barabarta janë të disponueshme për të gjithë qytetarët.
Që nga themelimi i saj në vitin 2018, Fondacioni Jahjaga ka qenë një mbrojtës i përfshirjes sociale, pajtimit ndëretnik dhe sigurisë – vlera këto që përputhen ngushtë me ato të KosInvest.
Gjatë diskutimeve, znj. Jahjaga vuri në pah mundësitë për aplikime të përbashkëta për projekte dhe financime që mbështesin misionin tonë të përbashkët për fuqizimin e grave dhe avancimin e përfshirjes sociale.
Fondacioni Jahjaga do të amplifikojë gjithashtu iniciativat tona përmes kanaleve të tyre të komunikimit.
Pasi të formalizohet partneriteti në të ardhmen do të mbahet një ceremoni e ndjekur nga publikimi i tregimeve që theksojnë arritjet tona të përbashkëta.
Duke punuar së bashku, besojmë se mund të krijojmë ndryshime pozitive të qëndrueshme në Kosovë.
Ky takim shënon fillimin e një bashkëpunimi që premton të jetë i frytshëm.
Qëndroni të informuar për më shumë përditësime teksa ecim përpara me këtë mundësi të jashtëzakonshme partneriteti i cili do të luaj një rol kyç në avancimin e vizionit tonë të përbashkët për një Kosovë më të barabartë dhe të begatë.
Najvažnije
- Takim me Presidenten e 4-t të Kosovës, znj. Atifete Jahjaga
- Fokus te fuqizimi i grave dhe komuniteteve të margjinalizuara
- Eksplorim i programeve të përbashkëta të trajnimit
Pridružite se našem sledećem događaju.
Pratite KosInvest da biste saznali više o našim sastancima, obukama i konferencijama.
Kontaktirajte nasDrugi događaji

Lajme · 8 Qershor 2026
KosInvest dhe Foleja - një bashkëpunim i ri për pagesa më fleksibile online!
Jemi të lumtur të njoftojmë partneritetin tonë me Foleja, një nga platformat më të njohura të e-commerce në Kosovë, për të ofruar më shumë fleksibilitet dhe komoditet për klientët gjatë blerjeve online.

Ngjarje · 27 Mars 2026
KosInvest hap zyrën e re në Istog më 17 Mars
KosInvest, institucion mikrofinanciar i licencuar nga Banka Qendrore e Kosovës dhe pjesë e rrjetit ndërkombëtar VisionFund International, vazhdon misionin e tij për zgjerim me një zyrë të re në Istog.

Ngjarje · 27 Mars 2026
KosInvest hap zyrën e re në Suharekë më 23 Mars
Institucioni mikrofinanciar KosInvest po vazhdon zgjerimin e rrjetit të tij në Kosovë me hapjen e një zyre të re edhe në Suharekë, e cila do të fillojë operimin më 23 Mars.
