KosInvest logo
Home/News & Activities/Latest Events/KosInvest mbështet fëmijët që jetojnë me diabetin e tipit 1 përmes donacionit të 10 sensorëve për monitorimin e glukozës
Ngjarje

KosInvest mbështet fëmijët që jetojnë me diabetin e tipit 1 përmes donacionit të 10 sensorëve për monitorimin e glukozës

18 Nentor, 2026PrishtinëNgjarje
KosInvest mbështet fëmijët që jetojnë me diabetin e tipit 1 përmes donacionit të 10 sensorëve për monitorimin e glukozës

Të jetosh me diabetin e tipit 1 kërkon kujdes, vëmendje dhe monitorim të vazhdueshëm. Për fëmijët dhe familjet e tyre, kjo përditshmëri shoqërohet me sfida të shumta, ndaj qasja në pajisje që lehtësojnë menaxhimin e kësaj gjendjeje shëndetësore është veçanërisht e rëndësishme.

Duke u nisur nga rëndësia e mbështetjes së këtij komuniteti, KosInvest ka realizuar një donacion prej 10 sensorësh për monitorimin e glukozës, të cilët i janë dhuruar organizatës Tip1Omël, me qëllim që të kontribuojnë në përmirësimin e përditshmërisë së fëmijëve që jetojnë me diabetin e tipit 1.

Sensorët mundësojnë monitorim më të lehtë dhe të vazhdueshëm të nivelit të glukozës, duke ndihmuar në menaxhimin më të mirë të kësaj gjendjeje dhe duke u ofruar fëmijëve dhe familjeve të tyre më shumë siguri në përditshmëri.

KosInvest vlerëson angazhimin e organizatës Tip1Omël, e cila përmes aktiviteteve të saj punon për ngritjen e vetëdijesimit, informimin dhe mbështetjen e personave që jetojnë me diabetin e tipit 1. Përkushtimi i saj dëshmon rëndësinë e iniciativave që bashkojnë njerëzit dhe mobilizojnë komunitetin rreth kauzave me vlerë shoqërore.

Për KosInvest, përgjegjësia sociale është pjesë e përkushtimit për të kontribuar në mirëqenien e komunitetit dhe për të mbështetur iniciativa që sjellin ndryshime konkrete në jetën e njerëzve. Përtej kontributit të drejtpërdrejtë, besojmë se çdo iniciativë e tillë mund të shërbejë si frymëzim për të tjerët, duke nxitur më shumë solidaritet, bashkëpunim dhe angazhim ndaj nevojave të shoqërisë.

Sepse një kontribut mund të bëjë ndryshimin në jetën e dikujt, ndërsa një shembull i mirë mund të frymëzojë shumë të tjerë të bëjnë të njëjtën gjë.

Join our next event.

Follow KosInvest to learn about our meetings, trainings and conferences.

Contact us

Other events