KosInvest shënon Ditën e Lutjes përmes kontributit për komunitetet

Më 1 tetor 2026, KosInvest shënoi Ditën e Lutjes, duke reflektuar mbi rëndësinë e besimit, dhembshurisë dhe kujdesit për të tjerët.
E frymëzuar nga vlerat e dashurisë, përkujdesjes dhe solidaritetit, KosInvest e shënoi këtë ditë përmes një nisme konkrete në mbështetje të arsimit dhe komuniteteve ku vepron.
Në kuadër të kësaj nisme, KosInvest dhuroi kompjuterë dhe laptopë për katër institucione arsimore në Kosovë, me qëllim që nxënësit dhe mësimdhënësit të kenë më shumë mundësi dhe mjete për të mbështetur procesin mësimor.
Pajisjet u dhuruan për këto institucione arsimore:
- SHFMU “Asim Vokshi” në Prishtinë - SHFMU “Ismet Rraci” në Klinë - SHFMU “Gjon Serreçi” në Ferizaj - Gjimnazi “Xhelal Hajda – TONI” në Rahovec
Gjatë vizitave, kolegët e KosInvest patën mundësinë të takohen me përfaqësuesit e shkollave dhe të njihen më nga afër me komunitetet që luajnë një rol të rëndësishëm në edukimin dhe zhvillimin e brezave të rinj. Përtej dhurimit të pajisjeve, këto takime përcollën edhe një mesazh të rëndësishëm për vlerën e kohës, vëmendjes dhe përkujdesjes ndaj njëri-tjetrit.
Përmes kësaj nisme, KosInvest synon të kontribuojë në krijimin e mundësive më të mira për të nxënit dhe në mbështetjen e institucioneve arsimore për të ofruar një mjedis ku fëmijët dhe të rinjtë mund të mësojnë, të zhvillohen dhe të ndërtojnë të ardhmen e tyre.
Dita e Lutjes na rikujton se dhënia nuk matet vetëm me madhësinë e kontributit, por edhe me ndikimin që ai mund të ketë në jetën e të tjerëve. Edhe një gjest i thjeshtë mund të krijojë mundësi të reja, të forcojë lidhjet me komunitetin dhe të bëjë një ndryshim domethënës.
Për KosInvest, kujdesi për komunitetet shprehet përmes veprimeve konkrete që krijojnë mundësi dhe mbështesin një të ardhme më të mirë për të gjithë.
Najvažnije
- Më 1 tetor 2026, KosInvest shënoi Ditën e Lutjes, duke reflektuar mbi rëndësinë e besimit, dhembshurisë dhe kujdesit për të tjerët.
Pridružite se našem sledećem događaju.
Pratite KosInvest da biste saznali više o našim sastancima, obukama i konferencijama.
Kontaktirajte nasDrugi događaji

Lajme · 9 Tetor
Festojmë Përkushtimin dhe Angazhimin
Në KosInvest, besojmë se njerëzit tanë janë në zemër të gjithçkaje që bëjmë. 🧡

Lajme · 8 Qershor 2026
KosInvest dhe Foleja - një bashkëpunim i ri për pagesa më fleksibile online!
Jemi të lumtur të njoftojmë partneritetin tonë me Foleja, një nga platformat më të njohura të e-commerce në Kosovë, për të ofruar më shumë fleksibilitet dhe komoditet për klientët gjatë blerjeve online.

Ngjarje · 27 Mars 2026
KosInvest hap zyrën e re në Istog më 17 Mars
KosInvest, institucion mikrofinanciar i licencuar nga Banka Qendrore e Kosovës dhe pjesë e rrjetit ndërkombëtar VisionFund International, vazhdon misionin e tij për zgjerim me një zyrë të re në Istog.
