Logoja e KosInvest
Ballina/Lajme & Aktivitete/Ngjarjet e Fundit/Institucioni Mikrofinanciar KosInvest dhe Kolegji AAB
Ngjarje

Institucioni Mikrofinanciar KosInvest dhe Kolegji AAB

11 Nëntor 2022Ngjarje
Institucioni Mikrofinanciar KosInvest dhe Kolegji AAB

Të gjithë studentët e Fakultetit Ekonomik të Kolegjit AAB që kanë motiv dhe dëshirë për t' u zhvilluar në sektorin mikrofinanciar, tashmë kanë edhe një mundësi tjetër për të kryer praktikën profesionale.

Kjo pasi sot u nënshkrua marrëveshja e bashkëpunimit në mes të Kolegjit AAB dhe Institucionit Mikrofinanciar 'KosInvest'.

Marrëveshja e nënshkruar sot, ka për qëllim të zhvillojë profesionalisht njohuritë e studentëve përmes përvojës teorike dhe praktike.

Për më shumë, përmes programit të praktikës, praktikantët do të kenë mundësi që të mësojnë nga afër se si funksionon një institucion mikrofinanciar, duke u përfshirë në degët e KosInvest si dhe departamentet e zyrës qendrore.

Kjo marrëveshje u nënshkrua nga Prorektorja për Bashkëpunim Ndërkombëtar e Kolegjit AAB, Venera Llunji, Natyra Zuna, nga zyra për Burime Njerëzore dhe Vigan Disha nga zyra e Marketingut në institucionin 'KosInvest'.

Studentët e Kolegjit AAB tani e tutje do të kryejnë punën praktike me pagesë edhe pranë kësaj kompanie, si dhe do të certifikohen me përfundimin e saj.

Pikat kryesore

  • Marrëveshje bashkëpunimi me Kolegjin AAB
  • Praktikë me pagesë dhe certifikim për studentët

Bashkohuni në ngjarjen e ardhshme.

Ndiqni KosInvest për të mësuar për takimet, trajnimet dhe konferencat tona.

Na kontaktoni

Ngjarje të tjera