Institucioni Mikrofinanciar KosInvest dhe Kolegji AAB

Të gjithë studentët e Fakultetit Ekonomik të Kolegjit AAB që kanë motiv dhe dëshirë për t' u zhvilluar në sektorin mikrofinanciar, tashmë kanë edhe një mundësi tjetër për të kryer praktikën profesionale.
Kjo pasi sot u nënshkrua marrëveshja e bashkëpunimit në mes të Kolegjit AAB dhe Institucionit Mikrofinanciar 'KosInvest'.
Marrëveshja e nënshkruar sot, ka për qëllim të zhvillojë profesionalisht njohuritë e studentëve përmes përvojës teorike dhe praktike.
Për më shumë, përmes programit të praktikës, praktikantët do të kenë mundësi që të mësojnë nga afër se si funksionon një institucion mikrofinanciar, duke u përfshirë në degët e KosInvest si dhe departamentet e zyrës qendrore.
Kjo marrëveshje u nënshkrua nga Prorektorja për Bashkëpunim Ndërkombëtar e Kolegjit AAB, Venera Llunji, Natyra Zuna, nga zyra për Burime Njerëzore dhe Vigan Disha nga zyra e Marketingut në institucionin 'KosInvest'.
Studentët e Kolegjit AAB tani e tutje do të kryejnë punën praktike me pagesë edhe pranë kësaj kompanie, si dhe do të certifikohen me përfundimin e saj.
Highlights
- Marrëveshje bashkëpunimi me Kolegjin AAB
- Praktikë me pagesë dhe certifikim për studentët
Join our next event.
Follow KosInvest to learn about our meetings, trainings and conferences.
Contact usOther events

Ngjarje · 18 Nentor, 2026
KosInvest mbështet fëmijët që jetojnë me diabetin e tipit 1 përmes donacionit të 10 sensorëve për monitorimin e glukozës
Në kuadër të Muajit të Ndërgjegjësimit për Diabetin, KosInvest ka dhuruar 10 sensorë për monitorimin e glukozës për organizatën Tip1Omël, në mbështetje të fëmijëve që jetojnë me diabetin e tipit 1.

Ngjarje · Tetor 2026
Pink October in Every KosInvest Office
Throughout October, KosInvest offices took part in the breast cancer awareness campaign, sharing an important message about health awareness, access to information, and the importance of early detection.

Lajme · 9 Tetor
Festojmë Përkushtimin dhe Angazhimin
Në KosInvest, besojmë se njerëzit tanë janë në zemër të gjithçkaje që bëjmë. 🧡
