Početna/Vesti i aktivnosti/Najnoviji događaji/Nënshkruhet Marrëveshja e Bashkëpunimit mes Kolegjit Universum dhe KosInvest
Ngjarje

Nënshkruhet Marrëveshja e Bashkëpunimit mes Kolegjit Universum dhe KosInvest

8 Qershor 2023Ngjarje
Nënshkruhet Marrëveshja e Bashkëpunimit mes Kolegjit Universum dhe KosInvest

Në një nismë për të rritur mundësitë e studentëve për t'u përgatitur dhe zhvilluar profesionalisht, KosInvest dhe Kolegji Universum nënshkruajnë marrëveshjen e bashkëpunimit midis tyre.

Përkushtimi i përbashkët në zhvillimin e studentëve dhe krijimin e mundësive për ta rritur kapacitetin profesional është një përputhje e fortë që sjell benefite të dukshme për të dyja palët.

Marrëveshja e bashkëpunimit sjell me vete një sërë të mira për studentët e Kolegjit Universum. Ata do të kenë mundësinë të aplikojnë për pozita praktike në KosInvest, duke u përfshirë drejtpërdrejt në aktivitetet institucionit mikrofinanciar.

Në të njëjtën kohë, kjo marrëveshje e bashkëpunimit sjell përfitime të konsiderueshme për IMF KosInvest ku do të kemi mundësinë të identifikojmë dhe të punojmë me studentë të talentuar që kanë potencial për të kontribuar në sektorin e mikrofinancave.

Ky partneritet i fortë është një hap i rëndësishëm drejt fuqizimit të studentëve në përgatitjen e tyre për karrierën dhe për krijimin e mundësive të reja për t'i realizuar ëndrrat e tyre profesionale.

Najvažnije

  • Marrëveshje bashkëpunimi për praktikë profesionale
  • Studentët përfshihen drejtpërdrejt në aktivitetet e KosInvest

Pridružite se našem sledećem događaju.

Pratite KosInvest da biste saznali više o našim sastancima, obukama i konferencijama.

Kontaktirajte nas

Drugi događaji