Një storie e suksesit

Insitucioni Mikrofinanciar KosInvest prej disa vitesh tashmë ka krijuar një traditë të programit të praktikës.
Objektivi kryesor i këtij programi, është punësimi i të rinjëve, të cilët tregojnë nivele të larta motivimi dhe dëshirë për të punuar në mjedisin mikro financiar.
Andaj, puna e palodhshme shpërblehet gjithmonë tek ne. Këtë rast më së miri e dëshmojnë Ali Salihu dhe Mërgim Lipovica të cilët pas performancës së shkëlqyer në programin tre mujor të praktikës, arritën të fitojnë kontrata të rregullta pune duke u bërë pjesë e stafit të IMF KosInvest.
Ne jemi të përkushtuar ndaj përgjegjësisë sociale dhe mirëpresim të rinjtë e kualifikuar që të aplikojnë për programin e praktikës, përmes të cilës ata mund të fitojnë përvojë të vlefshme në degët tona apo departamentet e zyrës qendrore.
Eksperiencë kjo, e cila mund të kthehet në mundësi reale punësimi.
Highlights
- Program shumëvjeçar i praktikës profesionale
- Ali Salihu dhe Mërgim Lipovica u punësuan pas praktikës 3-mujore
Join our next event.
Follow KosInvest to learn about our meetings, trainings and conferences.
Contact usOther events

Lajme · 8 Qershor 2026
KosInvest dhe Foleja - një bashkëpunim i ri për pagesa më fleksibile online!
Jemi të lumtur të njoftojmë partneritetin tonë me Foleja, një nga platformat më të njohura të e-commerce në Kosovë, për të ofruar më shumë fleksibilitet dhe komoditet për klientët gjatë blerjeve online.

Ngjarje · 27 Mars 2026
KosInvest hap zyrën e re në Istog më 17 Mars
KosInvest, institucion mikrofinanciar i licencuar nga Banka Qendrore e Kosovës dhe pjesë e rrjetit ndërkombëtar VisionFund International, vazhdon misionin e tij për zgjerim me një zyrë të re në Istog.

Ngjarje · 27 Mars 2026
KosInvest hap zyrën e re në Suharekë më 23 Mars
Institucioni mikrofinanciar KosInvest po vazhdon zgjerimin e rrjetit të tij në Kosovë me hapjen e një zyre të re edhe në Suharekë, e cila do të fillojë operimin më 23 Mars.
