Logoja e KosInvest
Ballina/Shpallje për Ofertë/Qiramarrja e hapësirës afariste për zyra në Prishtinë

Shpallje për Ofertë

Qiramarrja e hapësirës afariste për zyra në Prishtinë

Dërgo ofertën
Afati i fundit: 30 nëntor 2026 në 14:30
Mikrofinanca KosInvest shpall thirrje publike për ofertë për qiramarrjen e hapësirës afariste, e cila do të shfrytëzohet për vendosjen dhe organizimin e zyrave administrative dhe operative të institucionit në Prishtinë. Ftohen pronarët e objekteve afariste, kompanitë, agjencitë e patundshmërive dhe individët privatë që disponojnë hapësira të përshtatshme t’i paraqesin ofertat e tyre në pajtim me kriteret dhe kushtet e përcaktuara në vijim: 1. Kriteret dhe karakteristikat e hapësirës së kërkuar 1.1. Lokacioni dhe sipërfaqja • Lokacioni: Prishtinë. • Sipërfaqja e kërkuar: 350–500 m² neto. • Hapësira duhet të gjendet në katin e parë (jo-përdhesë) ose në katet më të larta. • Lokacioni duhet të ofrojë qasje të lehtë për punonjësit, klientët dhe partnerët. • Hapësira duhet të jetë pjesë e një objekti afarist ose e një objekti të përshtatshëm për veprimtari administrative dhe operative. • Lokali duhet të ketë fletë poseduese (obligative). 1.2. Organizimi dhe funksionaliteti i hapësirës • Të mundësojë organizimin e zyrave individuale dhe të hapësirave të përbashkëta të punës. • Të ofrojë mundësi për ndarjen e hapësirave për recepsion, sallë takimesh, zyra administrative dhe ambiente ndihmëse. • Të ketë ndriçim të mjaftueshëm, natyral dhe artificial. • Të sigurojë kushte të përshtatshme për punën dhe qëndrimin e përditshëm të punonjësve. • Të lejojë përshtatjen dhe riorganizimin e brendshëm sipas nevojave të KosInvest. 1.3. Parkingu dhe qasja • Të ketë hapësirë parkingu (minimum 8). • Objekti të ketë qasje të lehtë. • Të sigurohet qasje për personat me nevoja të veçanta. • Të ketë dalje emergjente. 1.4. Infrastruktura teknike dhe kushtet e punës • Sistem funksional i ngrohjes (i domosdoshëm) dhe i ftohjes. • Ventilim dhe ajrosje adekuate. • Instalime të rregullta elektrike dhe hidraulike. • Infrastrukturë e përshtatshme për instalimin e rrjetit kompjuterik, internetit dhe pajisjeve të teknologjisë informative. • Mundësi për instalimin e kamerave të sigurisë, sistemit të alarmit dhe kontrollit të qasjes. • Kapacitete të mjaftueshme elektrike për funksionimin e pajisjeve dhe sistemeve të zyrës. • Gjenerator, ose hapësirë për instalimin e gjeneratorit. 1.5. Siguria dhe mirëmbajtja • Të ofrohen kushte të përshtatshme higjienike dhe sanitare, të ketë minimum 2 toalete. • Hapësira të jetë në gjendje të mirë teknike dhe fizike, pa nevojë për investime të konsiderueshme para fillimit të shfrytëzimit. 2. Kushtet financiare dhe kontraktuale KosInvest kërkon kushte të volitshme dhe konkurruese të qirasë, në funksion të bashkëpunimit afatgjatë. Në këtë kuadër, ofertuesit duhet të respektojnë kërkesat në vijim: • Të ofrojnë çmim konkurrues të qirasë mujore me çmim nominal të tregut. • Çmimi të shprehet në EUR/m² bruto dhe si vlerë totale mujore. • Të sqarohet nëse çmimi përfshin TVSH-në. • Të ofrohet mundësia e lidhjes së kontratës afatgjatë; kërkohet kontrata me kohëzgjatje së paku 5 vite me mundësi vazhdimi. Në rast ndërprerjes para afatit 5-vjeçar, pagesa e amortizimit të jetë përgjegjësi e pronarit të lokalit. • Të specifikohet mundësia e negocimit të çmimit, si dhe periudha fillestare për përshtatjen e hapësirës. • Të lejohet vendosja e logos dhe e identitetit vizual të KosInvest, në pajtim me rregullat e objektit. • Të specifikohet nëse ofrohet ndonjë muaj pa qira gjatë rilokimit. • Të specifikohet barra e pagesës për shpenzimet e përbashkëta. 3. Dokumentacioni dhe informatat që duhet të përmbajë oferta Ofertuesit duhet të dorëzojnë informatat e mëposhtme: • Emrin dhe lokacionin e saktë të objektit. • Sipërfaqen e përgjithshme në m². • Katin ku ndodhet hapësira. • Çmimin e qirasë bruto për m² dhe vlerën totale mujore dhe TVSH-në nëse ka. • Numrin e vendeve të parkimit dhe kushtet e shfrytëzimit të tyre. • Fotografi të brendshme dhe të jashtme të hapësirës. • Planin ose skicën e organizimit të hapësirës. • Përshkrimin e infrastrukturës teknike dhe të pajisjeve ekzistuese. • Shpenzimet shtesë mujore, nëse aplikohen. • Kushtet dhe kohëzgjatjen e propozuar të kontratës. • Datën kur hapësira mund të vihet në dispozicion për shfrytëzim sipas marrëveshjes. 4. Vlerësimi dhe përzgjedhja e ofertave Ofertat e pranuara do të shqyrtohen dhe vlerësohen në bazë të kritereve të mëposhtme: • Përputhshmëria me sipërfaqen dhe lokacionin e kërkuar. • Përshtatshmëria dhe funksionaliteti i hapësirës, parkingu për veturat zyrtare. • Infrastruktura teknike dhe standardet e sigurisë. • Kushtet financiare dhe kostoja e përgjithshme mujore. • Kushtet kontraktuale dhe mundësia e bashkëpunimit afatgjatë. KosInvest rezervon të drejtën të realizojë vizita në hapësirat e propozuara, të kërkojë informata shtesë dhe të zhvillojë negociata me ofertuesit e interesuar para marrjes së vendimit përfundimtar. 5. Dorëzimi i ofertave Ofertat mund të dorëzohen përmes formularit online në këtë faqe ose me email në adresën e mëposhtme: E-mail: procurement_kosinvest@visionfund.org Telefon: 048174154 Afati i fundit për aplikim: 30.11.2026, ora 15:30. KosInvest rezervon të drejtën e anulimit të shpalljes dhe të mospranimit të asnjë oferte, pa asnjë obligim. Për informata shtesë, të interesuarit mund të kontaktojnë në adresën e lartpërmendur elektronike ose në numrin 048174154.

Kontakti për pyetje

E-mail: procurement_kosinvest@visionfund.org Telefon: 048174154