Produktet dhe Shërbimet
IMF KosInvest ofron një gamë të gjerë të produkteve dhe shërbimeve kreditore të cilat janë përshtatur për të plotësuar nevojat tuaja financiare. Produktet dhe shërbimeve tona kreditore japim një kontribut të vlefshëm në përmirësimin e standardit të jetesës në shoqërinë tonë. Ne punojmë vazhdimisht për të ndërtuar një mjedis ku qasja në kredi dhe shërbime financiare është e hapur dhe transparente për të gjithë, duke i fuqizuar individët të bëhen pjesë e zhvillimit ekonomik dhe të rritjes së tyre personale.
Përfshirja financiare nuk duhet të jetë vetëm një privilegj, por një mundësi e arritshme për të gjithë.
Kredi Biznesi
Kredia per biznes u ofron të gjithë sipërmarrësve mundësinë për të zhvilluar aktivitete të reja apo për të zgjeruar biznesin e tyre ekzistues. Ne e kemi dizajnuar këtë produkt me qëllim të ju ofrojmë kushte të favorshme për të kapitalizuar projektet tuaja! Më shumë
Kredi Bujqësore
A jeni të apasionuar për bujqësinë dhe dëshironi të investoni në zgjerimin e fermës tuaj? Tani mund të realizoni këto ambicie me lehtësi falë Kredisë Bujqësore të ofruar nga IMF KosInvest. Ne ju ofrojmë një zgjidhje të përshtatshme dhe efikase për t'i financuar projektet tuaja bujqësore. Më shumë
Kredi për Blegtori
Të gjithë fermerët e interesuar të cilët kanë nevojë për financim IMF KosInvest ju ofron zgjidhjen e duhur përmes Kredisë për Blegtori. Ne e kuptojmë rëndësinë e blegtorisë për ju dhe jemi këtu për të ju ndihmuar të përmbushni qëllimet tuaja në këtë fushë. Më shumë
Kredi për Renovim
Kredia për Renovim është e përshtatur posaçërisht për të ndihmuar në përmirësimin e kushteve të jetesës tuaj. Procedurat e aplikimit për këtë kredi janë të lehta dhe të thjeshta, me mundësi të aplikimit online apo të na kontaktoni në telefon ose të vizitoni njërën nga degët tona të IMF KosInvest. Nëpërmjet një procesi të shpejtë dhe efikas, zyrtarët tanë të specializuar do të shqyrtojnë kërkesën tuaj dhe do t'ju ofrojnë këshilla dhe ndihmë për të siguruar marrjen e kredisë për renovim. Më shumë
Kredi Konsumuese
A jeni në kërkim të një zgjidhje të shpejtë dhe të lehtë për të mbuluar shpenzimet tuaja të përditshme? A dëshironi të siguroni produkte ushqimore për familjen tuaj ose të përmbushni shpenzime personale urgjente? Në IMF KosInvest, kemi dizajnuar Kredinë Konsumuese që është e përshtatur posaçërisht për të përmbushur nevojat tuaja për konsum.Më shumë
Kredi Personale
A jeni në kërkim të një mundësie fleksibile për të realizuar qëllimet tuaja financiare? A doni të keni qasje të shpejtë në një kredi personale që mund ta përdorni për çdo qëllim që dëshironi? IMF KosInvest ka zhvilluar kredinë personale si zgjidhje ideale për të plotësuar nevojat tuaja.Më shumë
Rreth Nesh
KosInvest është institucion mikrofinanciar i licencuar nga Banka Qendrore e Kosovës, dhe vepron nën rrjetin e udhëhequr nga VisionFund International, një plotësues mikrofinanciar i World Vision International.
Misioni i KosInvest është që përmes gamës së gjerë të produkteve dhe shërbimeve të saj, të ofroj gjithëpërfshirjen financiare të komuniteteve dhe përmirësimin e standardit të jetesës në Republikën e Kosovës.
Visioni i Kosinvest është që të ndihmojë familjet ekonomikisht të margjinalizuara, si dhe përmes shërbimeve të qëndrushme financiare të ju përmirësoj kushtet e tyre të jetesës. Kjo është e mundshme përmes aplikimit të parimeve të organizatës të cilat janë: transparenca, integriteti, kompetenca dhe profesionaliteti.