Emrrullah Salihu përfitues i dy kredive nga IMF KosInvest
Emrrullah Salihu, jeton në fshatin Papaz, pranë qytetit të Ferizajit. Është përfitues i dy kredive nga institucioni mikrofinanciar KosInvest, dhe brenda një periudhe të shkurtë kohore ka arritur që krijojë një veprimtari të qëndrueshme duke furnizuar tregun vendor me qumësht të freskët si dhe duke i siguruar punësim anëtarëve të familjës së tij.
Për më shumë, ai shtojë duke thënë se: “Me kreditë e përfituara nga institucioni mikro-financiar KosInvest kam arritur që të përmirësojë standardin e jetesës për familjen time, si dhe kam zgjeruar aktivitetin e fermës time.
Gjithashtu, stafi I KosInvest është treguar shumë profesional, duke më ofruar këshilla si dhe asistencë përgjatë rrugëtimit tim.” Institucioni mikrofinanciar KosInvest I uron suksese të mëtutjshme Z. Salihu, duke I siguruar mbështetjen veprimtarisë së tij përmes produkteve inovative si dhe këshillave profesionale.