FTESË PËR OFERTË- Zgjedhja e Furnitorit për gjedhet e të gjitha racave
Institucioni Mikrofinanciar KosInvest i fton të gjitha kompanitë e interesuara që të dorëzojnë ofertën e tyre për furnizim me gjedhe të të gjitha racave dhe metiseve. Vendi i performancës së ofertuesve është territori i Republikës së Kosovës
Dokumentacioni që kërkohet të bashkangjitet në dosjen e ofertës
- Çertifikata e biznesit
- Çertifikate e TVSH-së
- Çertifikata e numrit fiskal
- Deklaratë me shkrim nga operatori ekonomik në të cilën thuhet se do t’i përmbahet të gjitha detyrimeve për kryerjen e shërbimeve nga kjo ofertë e cila duhet të jetë e vulosur dhe e nënshkruar nga kompania.
- Përcjellja mbi gjendjen shëndetësore, vaksinimet, graviditetin ( çertifikatë nga veterineri apo AVUK/ Dogana e Kosovës) PEDIGRE.
Veçoritë kryesore të gjedheve
- Kapaciteti prodhues – prodhimtarinë e qumështit (induksioni- stimulimi artificial i laktacionit, dhënies së qumështit)
- Aftësitë biologjike dhe drejtimi i prodhimtarisë
- Mosha
- Gjendja kondicionale e lopëve
- Ndërtimi morfologjik dhe histologjik i gjirit të lopës
Racat e preferuara:
FRIZISI HOLANDEZ, ANGLEZ, FRANCEZ HOLLSHTAJN FRIZIANE, E KUQJA DANEZE, RACE E MURME AMERIKANE, BUSHA AUTOKTONE E KOSOVES, SIMENTAL E TJERA.
- Ofertat duhen të jenë të mbyllura në pliko dhe e shënuar qartë lidhur me subjektin (qëllimin) e lartëpërmendur.
- Ofertat duhen të dorëzohen në zyrën qëndrore të IMF KosInvest në Qytezën Pejton rr. Lorenc Antoni nr.38 Prishtinë
Afati i fundit i dorëzimit të ofertave në IMF KosInvest është e hëne 25 prill 2019 deri në ora 15:00
IMF KosInvest ka të drejtë të anulojë ftesën për ofertë dhe/ose të ndryshoj karakteristikat e ftesës për ofertë dhe t’i ftojë pjesëmarrësit për të sjellur sërish ofertat e tyre.
Çdo pyetje shtesë rreth kësaj ftese për ofertë mund ta adresoni në: kosinvest@wvi.org ose në numrat e tel: 038 240 664 / 038 242 726