Rrëfimi për Shpërblim Pllanen
Shpërblim Pllana është një mikro ndërmarrës i ri i cili falë punës së palodhëshme ka arritur që të krijojë një biznes të qëndrueshëm duke i punësuar të gjithë familjarët e tij. Veprimtaria e tij është e lidhur me sektorin e bujqësisë dhe blegtorisë respektivisht.
Përveq rritjes së gjedheve dhe kultivimit të produkteve të tyre, Shpërblimi gjithashtu kultivon edhe misrin. Përmes ofrimit të produkteve cilësore, ai ka arritur që të depërtoj në tregun lokal duke krijuar një klientelë të kënaqur.
Duke ofruar financim të qëndrushëm, këshilla financiare dhe konsulencë biznesore IMF KosInvest ju mundëson mikro-ndërmarrësve që të krijojnë dhe zhvillojnë biznese të suksesshme.