FTESË PËR OFERTË- Zgjedhja e Furnitorit për gjedhet e të gjitha racave

FTESË PËR OFERTË- Zgjedhja e Furnitorit për gjedhet e të gjitha racave

Institucioni Mikrofinanciar KosInvest i fton të gjitha kompanitë e interesuara që të dorëzojnë ofertën  e tyre për furnizim me gjedhe të të gjitha racave dhe metiseve.  Vendi i performancës së ofertuesve  është territori i Republikës së Kosovës

Dokumentacioni që kërkohet të bashkangjitet në dosjen e ofertës

  1. Çertifikata e biznesit
  2. Çertifikate e TVSH-së
  3. Çertifikata e numrit fiskal
  4. Deklaratë me shkrim nga operatori ekonomik në të cilën thuhet se do t’i përmbahet të gjitha detyrimeve për kryerjen e shërbimeve nga kjo ofertë e cila duhet të jetë e vulosur dhe e nënshkruar nga kompania.
  5. Përcjellja mbi gjendjen shëndetësore, vaksinimet, graviditetin ( çertifikatë nga veterineri apo AVUK/ Dogana e Kosovës) PEDIGRE.

Veçoritë  kryesore të gjedheve

  • Kapaciteti prodhues – prodhimtarinë e qumështit (induksioni- stimulimi  artificial i laktacionit, dhënies së qumështit)
  • Aftësitë biologjike dhe drejtimi i prodhimtarisë
  • Mosha
  • Gjendja kondicionale e lopëve
  • Ndërtimi morfologjik dhe histologjik i gjirit të lopës

Racat e preferuara:

FRIZISI HOLANDEZ, ANGLEZ, FRANCEZ HOLLSHTAJN FRIZIANE, E KUQJA DANEZE, RACE E MURME AMERIKANE, BUSHA AUTOKTONE E KOSOVES, SIMENTAL E TJERA.

  • Ofertat duhen të jenë të mbyllura në pliko dhe e shënuar qartë lidhur me subjektin (qëllimin) e lartëpërmendur.
  • Ofertat duhen të dorëzohen në zyrën qëndrore të IMF KosInvest në Qytezën Pejton rr. Lorenc Antoni 38 Prishtinë

Afati i fundit i dorëzimit të ofertave në IMF KosInvest  është e hëne 02 prill 2018 deri  në ora 15:00

IMF KosInvest ka të drejtë të anulojë ftesën për ofertë dhe/ose të ndryshoj karakteristikat e ftesës për ofertë dhe t’i ftojë pjesëmarrësit për të sjellur sërish ofertat e tyre.

Çdo pyetje shtesë rreth kësaj ftese për ofertë mund ta adresoni në: kosinvest@wvi.org ose në numrat e tel: 038 240 664 / 038 242 726